Lajm i mirë për Milanin, Osimhen mungon në ndeshjen e Champions League

Bëhet interesante përballja italiane mes Napolit dhe Milanit e vlefshme për çerekfinalet e UEFA Champions League. Të kaltërit e Lucciano Spalletit humbasin liderin e sulmit, njeriun që ka shënuar më shumë se kushdo tjetër në këtë skuadër, Victor Osimhen.

Sulmuesi nigerian ka pësuar një tërheqje muskulare në aduktorin e majtë dhe sipas të gjitha gjasave ai nuk do të luajë në “San Siro” për 90 minutëshin e parë të derbit italian.

Gjatë javës ai do të kryejë analiza të detajuara por data 12 është shumë pranë dhe mjekët janë pesimistë për rikuperimin në një kohë rekord nga një dëmtim kaq i komplikuar.

Vendin e Osimhen do ta zejë Cholito Simeone në kampionat, ndërsa data 18 është një objektiv i mundshëm për rikthimin e golashënuesit më të mirë të Serie A.