Bën propozimin për martesë por rojet e sigurisë nuk e lejojnë të marrë përgjigjen (VIDEO)

Shfrytëzoi ndeshjen e bejsbollit të skuadrës së zemrës Los Angeles Dodgers për të bërë propozimin e martesës. Kjo ishte të paktën ideja e Ricardo Juarez, amerikanit me origjinë meksikane, i cili kapërceu kordnin e sigurisë dhe hyri në fushë për t’i bërë një surprizë të dashurës së tij.

Pasi u ul në gjunjë dhe u drejtua nga shkallët ku ndodhej e fejuara, ai bëri propozimin por për fat të keq nuk arriti të shikonte me sytë e tij përgjigjen pasi steward-ët iu hodhën duke e rrëzuar.

Përgjigja e të fejuarës? Sigurisht që “Po” por dasma do të vijë edhe me një gjobë të majme dhe ndonjë masë tjetër ndeshkuese për tifozin kalifornian.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ricardo Juarez (@ricasushi)