Vdes në moshën 102 vjeçare "Nona Tirona" Nezihat Stërmasi

Ka ndërruar jetë në moshën 102 vjeçare Nezihat Stërmasi, gruaja e legjendës bardheblu Selman Stërmasi.

Nezihati ose siç njihet ndryshe “Nona Tirona” ishte e bija e një tregtari të njohur të Tiranës, Rustem Petrela, dhe lindi në 22 shtator të 1920, disa muaj pas shpalljes së Tiranës kryeqytet dhe disa javë pas krijimit të klubit të Tiranës.

Takimin e parë me Selmanin ajo e pati 14-vjeçe, nga hyrje-daljet që dy familjet kishin më parë. Ndërsa në kulmin e karrierës së tij në 1963 ata shpallën fejesën e tyre. Pas një fejesa 3-vjeçare ata u martuan në 1939.