Jack Graelish një “minierë ari”, ja sa fiton sulmuesi anglez nga kontratat e majme

Kur të mbushë 30 vjeç, ylli anglez i Manchester City, Jack Graelish do të ketë grumbulluar më shumë se 150 milionë pound. Në këtë përfundim del e përditshmja britanike “The Sun” që vë theksin në të gjitha kontratat personale të sulmuesit nga Birmingham-i, i cili ka bërë një marketing të shkëlqyer për imazhin e tij.

Në fund të kontratës me Man. City, Graelish do të ketë arkëtuar 86 milionë, ndërsa 10 milionë të tjera në sezon do t’i arkëtojë nga kontrata me gjigandin gjerman të veshjeve sportive, Puma.

Jack Graelish një “minierë ari”, ja sa fiton sulmuesi

Po kaq ai do t’i fitojë edhe nga kolosi italian Gucci ndërsa miliona të tjera i ka siguruar me “boohooMan” dhe Gillette. Rritja e imazhit të Graeslish ka ndihmuar edhe të fejuarën e tij, 27-vjeçaren Sasha Attwood e cila ka nënshkruar gjithahshtu disa kontrata shumë fitimprurëse, mes të cilave edhe atë me “Elite Model Management”.