Premier League, kampionët dominojnë 4-1 Liverpool-in e “sëmurë” (VIDEO)
Alvarez dhe De Bruyne zhvlerësuan që në pjesën e parë Salah ndërsa në të dytën Gundogan dhe Graelish shënoi golin e sigurisë në ndeshjen e parë të fushatës finale të Manchester City për të frikësuar Arsenalin në krye të klasifikimit.
Kampionët e Pep Guardiola-s kaluan pa shumë vështirësi 4-1 Liverpool në ndeshjen e luajtur në “Etihad Stadium” për të treguar se janë në formë optimale për të tentuar deri në fund titullin e nëntë kampion.
Kjo është fitorja e shtatë rresht e City mes kampionatit, kupave dhe Europës, ndërsa pas 28 javëve kampionat, bardhekaltërit janë 8 pikë mbrapa Arsenalit kryesues ndërsa Liverpool largohet edhe më shumë nga zona Champions duke rrezikuar jo vetëm sezonin por edhe planifikimin për të ardhmen pasi pa Champions League do të jetë shumë e vështirë që pronarët aktualë të bëjnë investime.
