Kombëtarja e Minifutbollit bën historinë, kalon në gjysmëfinalen e EuroCup, eleminoi Spanjën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Mars 2023, 19:54
Kombëtarja Shqiptare e Minifutbollit regjistron një arritje historike duke kaluar në gjysmëfinalen e EuroCup. Kuqezinjtë e drejtuar nga Irtan Sejko kaluan as më pak dhe as më shumë se Spanjën favorite duke triumfuar 2-1 ndaj skuadrës iberike.
Skuadra shqiptare nuk e kishte kaluar asnjëherë më parë fazën e grupeve të këtij kompeticioni dhe paraqitjet e këtij viti janë surprizë për të gjithë.
Dy golat e parë u shënuan nga Gledis Nuza dhe Endri Kaca por Rodriguez ngushtoi shifrat në minutën e 35 duke rrezikuar fitoren e Shqipërisë deri në fund të takimit.
Shqipëria do të presë në gjysmëfinale Gjeorgjinë ose Qipron në duelin që do të zhvillohet të shtunën.
