"Nuk marrin parasysh pakënaqësinë ndaj qeverisë", Maho tregon shanset e opozitës në qarkun Tiranë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2023, 22:45
Gazetari Armand Maho i ftuar në "Drejt" analizoi kandidatët e opozitës dhe mazhoranës për 5 bashkitë e qarkut të Tiranës, duke treguar shanset që ka secila palë për të dalë fituese në zgjedhjet e 14 majit.
Ai u ndal te bashkia Kamëz, ku tha se pavarësisht tentativës për investime nga bashkia, PS nuk merr parasysh pakënaqësinë që kanë banorët e kësaj bashkie ndaj qeverisë.
Për të, fitorja e PS aty me 14 maj është thuajse e pamundur.
