Berisha: Qëllimi i Rama-McGonigal ishte Shqipëria pa opozitë, kontraktoi një vrasë për të na asgjësuar

Nga Kruja ku ka prezantuar kandidatin e Primareve për këtë bashki, Sali Berisha u shpreh se qëllimi i Rama-McGonigal ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me fasadë opozitë të kontrolluar nga Rama.

Ai shtoi se Rama kontraktoi si vrarës me pagesë të opozitës shqiptare, vetëm e vetëm për ta vendosur atë nën kontroll, kryezbuluesin e agjencisë më të rëndësishme të SHBA-së, FBI.

Berisha: Sot ky despot kontrollon totalisht pushtetin ekzekutiv, atë vendor, kontrollon totalisht drejtësinë, presidencën, ushtrinë, policinë, shërbimin informativ, kontroll çdo pushtet edhe së fundmi në një rast unik në Europë, kontraktoi si vrarës me pagesë të opozitës shqiptare, vetëm e vetëm për ta vendosur atë nën kontroll, kryezbuluesin e agjencisë më të rëndësishme të SHBA-së, FBI. E përdori atë si vrasës kundër opozitës. Qëllimi i tij ishte Shqipëria pa opozitë, apo Shqipëria me fasadë opozitë të kontrolluar nga Edi Rama. Pra ky ishte monzimi dhe ky është monizmi i Edi Ramës. Ai dështoi në këtë vepër makabre. Dështoi sepse ju, për ju idealet demokratike janë idealet më larta. Ai dështoi se për ju pluralizmi është jetik për demokracinë.

Ai dështoi se për ju monizmi është një katastrofë kombëtare. Me këtë rast unë falënderoj nga zemra Sabah Shetën, falënderoj deputetët, falënderoj të gjithë demokratët që sot jemi këtu të bashkuar. U bashkua, jo se nuk kemi kundërshti njëri me tjetrin, por u bashkuam se geni ynë është pluralizmi, demokracia se thirrja e sotme është për çdo shqiptar, kundër monizmit.

Unë garantoj çdo demokrate dhe demokratë, se partia e tyre është dhe do të mbetet partia e mendimit të lirë, e mendimit të hapur. Por tek pluralizmi, aty ku ndahet monizmi dhe pluralizmin, aty ndahet liria me shtypjen, demokracia me dhunimin e saj. Ndaj dhe bashkohemi sot çdo demokrat, çdo mbështetës. Por ftoj këtu edhe çdo socialist të ndershëm, edhe çdo të paparti. Pavarësisht se çfarë mund të mendoni për ‘x’ apo ‘y’ mos harroni kurrë që monizmat janë katastrofat më të mëdha që kanë njohur kombet dhe ne jemi në monizëm.