Berisha: Rama diskriminon shqiptarët, kush ka para do të marrë shërbim mjekësor përpara atij që nuk ka
Nga Kruja ku prezantoi kandidatin e Primareve për këtë bashki, Sali Berisha u shpreh se momentalisht vendi ynë ka shërbimin shëndetësor më të keq krahasuar me vendet e tjera.
Ai tha se një i sëmurë që ka, paguan, i hyn dhe i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri në shtratin tjetër rënkon pa e parë njeri.
Berisha: U them unë ju, tani jemi mjek për frymë saç ishim në vitet ’60. Tani kemi shërbimin shëndetësor, Tirana të 10-in më të keq në botë. Çfarë ndodh tani. E keni dëgjuar besoj ligjin, ligji për korsinë e shpejtë në shërbimin shëndetësor. Kujtoni ju se është ambulanca, jo, korsia e shpejtë, ai që paguan, merr shërbim më të shpejtë në spitale. Por nuk ka diskriminim më ç’njerëzorë se ky. A e imagjinoni, një i sëmurë që ka, paguan, i hyn dhe i del infermierja sa herë ka nevojë dhe tjetri në shtratin tjetër rënkon pa e parë njeri. Por këto janë mendje të çmendura. Këta nuk kanë njerëzi. Këto nuk kanë asgjë të përbashkët.
Këta janë larguar nga qytetari dhe njeriu me kilometra të tëra. Si mund të prodhojë mendja e njeriut një gjë të tillë brenda shërbimit. Dhe kush e bën këtë? E bën ai që premtoi shërbim shëndetësor falas dhe tani thotë jo jo; shërbim shëndetësor për ata që paguajnë. Se të vendosësh një diskriminim të tillë, shpejtësia në shërbim është përcaktuese për shpëtimin e jetës. Dhe ky tani i ndan zengjinët dhe të varfrit në spitalet tona.
