Shella: Tirana ngrihet në lartësi, ndërkohë që rrugët janë mesjetare

Analisti Gerti Shella i ftuar në "Drejt" ngriti shqetësimin  mbi ndërtimet në Tiranë dhe mungesën e infrastrukturës.

Po me kaq shqetësim sheh edhe mungesën e infrastrukturës dhe parkingjeve.

Gerti Shella: Tirana ngrihet në lartësi, ndërton volume, ndërkohë që rrugët janë mesjetare. Edhe për parkimin, parkimet i kemi pasur dhe na u morën, rrugët ju dhanë asgjësë, diku biçikletave. Dy kandidatët në garë nuk po prekin çështjen e parkimit. Vetëm fluksi i mjeteve në kryeqytet mund të jetë 200 mijë, po aq saç janë banorë që detyrohen të marrin transportin publik. Pa strategji mbi këtë çështje. Si mund të jemi modernë në vitin 2023-2024?