Dedaj për kullat në Tiranë: Qytetarët janë futur si në kurth minjsh, vendet e punës kanë ikur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2023, 22:23
Gazetari Reldar Dedaj i ftuar në "Drejt" thotë se modeli ekonomik i Tiranës ka shkatërruar jo vetëm kryeqytetin por gjithë Shqipërinë.
Të panevojshëm e gjen edhe modelin e kullave.
Dedaj: Modeli ekonomik i Tiranës jo vetëm ka shkatërruar qytetin e Tiranës po gjithë Shqipërinë. Kjo është ajo që i ka sjellë filozofia e drejtimit jo vetëm të Erion Veliaj. Identiteti politik i Erion Veliaj nuk thotë asgjë. Këdo të vendosësh nga PS është kryetar i bashkisë së Tiranës. Nuk e kuptoj se çfarë shërbejnë kullat në kryeqytet. Qytetarët janë futur si në kurth minjsh dhe vendet e punës kanë ikur.
