Braimllari foto me Arben Tafajn: Bashkë me Këlliçin do t'i kthejmë Tiranës shërbimin e munguar

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka publikuar një foto në Facebook me kryetarin e shoqatës “Tirana”, kandidat në Këshillin Bashkiak.

Ai shkruan se ekipi i Këshillit Bashkiak në Tiranë i opozitës me kryetarin e ardhshëm të bashkisë Belind Këlliçi do t'i kthejë Tiranës shërbimin e munguar.

Braimllari: Me Arben Tafaj, kryetarin e shoqatës 'Tirana', pjesë e ekipit fitues në Këshillin Bashkiak. Qytetarët e Tiranës kanë nevojë për një ekip këshilltarësh të bashkuar rreth vlerave të shërbimit publik.

Ekipi i Këshillit Bashkiak në Tiranë i opozitës me kryetarin e ardhshëm të bashkisë Belind Këlliçi do t'i kthejë Tiranës shërbimin e munguar. Falë programit ekonomik ne do të ulim taksat, do kthejmë shërbimet dhe do bëjmë të mundur përballimin e kostos së jetesës nga familjet e Tiranës.