Kolegji Zgjedhor rrëzon Alibeajn, Berisha vijon rrugëtimin me Metën drejt 14 majit
Nuk ka më dilema. Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga kryekomisionier Ilirjan Celibashi për të regjistruar në zgjedhje koalicionin "Bashkë Fitojmë". Enkeljed Alibeaj kërkonte çregjistrimin e koalicionit pasi ishte përdorur logoja e Partisë Demokratike.
Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e Partisë Demokratike për çregjistrimin e Koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Koalicioni që përfaqëson kandidatët e primareve të Sali Berishës së bashku me aleatët e tij, për zgjedhjet e 14 majit do të vijojë sipas vendimit të kryekomisionerit, Ilirjan Celibashi.
Çfarë pretenduan palët
Gjatë shqyrtimit perfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Sefa dha pretendimet se në dokumentat e depozituar më parë në KQZ është përdorur emri dhe logoja e partisë më të madhe opozitare.
Sefa: Në koalicion jane 4 parti ku referohet dhe PD. Kjo marreveshje eshte ne shkelje.Marreveshja eshte ne dokumentin thelbesor. Kjo eshte firmosur nga nje person qe nuk ka asnje tager. PD eshte regjistruar si subjekt zgjedhor i veçante. Komisioneri mori nje vendim ku hoqi vetem emrin. Komisioneri mer veprime ku duhet ta ktheje dokumentin per te ndrequr te metat. Ne kete rast duhet te ishte e njejta situate. KAS nuk na dha mundesi qe te shqyrtohej çështja.
Këto pretendime u hodhën poshtë dhe nga përfaqësuesit e KQZ-së, të cilët u shprehën se emri i Sali Berishës dhe PD u hoqën nga koalicioni me urdhër të Celibashit.
Nga ana tjetër dhe përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhanë pretendimet e tyre.
Ata u shprehën se në momentin që është depozituar kërkesa, nuk ishte marrë ende një vendim i prerë se cilit grupim do ti përkiste vula dhe logoja e PD-së për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ndërkohë pritet që brenda kësaj jave të regjistrohen edhe kandidatët dhe këshillat bashkiakë që do të shkojnë në garën e zgjedhjeve vendore.
Situata në PD e Alibeajt
Kandidatët e Enkelejd Alibeaj vijojnë të tërhiqen nga gara për kryetar të bashkive. Emri i paraqitur në Krujë ishte i fundit që dorëzoi kërkesën.
Në këtë situatë edhe vetë KQZ nuk e di sa bashki garon PD që ka të drejtën e vulës.
Ilirian Celibashi shprehet se emrat fshihen nga fleta e votimit nëse dorëheqja paraqitet para momentit të miratimit.
