Vasili: Qeveria ka 10 vite që gënjen për ujë 24 orë, ndërmarrjet e ujësjellësit kanë falimentuar
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se ka 10 vite që premton për ujë 24 orë.
Në seancën e sotme në Kuvend Vasili deklaroi se Ndërmarrjet e Ujësjellëit kanë falimentuar dhe tashmë janë rrëmbyer nga Bashkia.
"Deshtimi i turpshem me ujin e pijshem!!
Edi Rama ka 10 vjet qe premton dhe genjen per uje 24 ore, bile e premtoi prap edhe ne prill 2021 para zgjedhjeve.
Erion Veliaj premtoi ne 2017 qe ne pese vjet do te sillte ne Tirane uje 24 ore me cilesi Korce dhe cmim Bathore.
Por ne Tirane as qe behet fjale per uje 24 ore dhe depozitat ne taracat e pallateve jane me dhjetra mijra dhe autobotet e ujit vazhdojne!
Ndermarjet e Ujesjellsit ne Bashki falimentuan dhe tani jane rrembyer nga qeveria!
Keto jane te vertetat qe thashe sot ne Kuvend!"