U plagos dy herë por u rikthye dhe vdiq në front, kampioni i Europës bëhet hero në Ukrainë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 14:19
Kampioni olimpik për të rinjtë në boks, Maksym Galinichev është vrarë në vijën e parë të frontit të luftës në Ukrainë.

22-vjeçari që fitoi në vitin 2017 titullin kampion Europe me flamurin e Ukrainës, ndodhej në rajonin e Luhanskut dhe lajmin e vdekjes së tij e konfirmon qeveria e Kievit.
Ai kishte shkuar në linjën e parë si vullnetar dhe ishte rikthyer dy herë pas dy plagosjeve, ndërsa lë jetime një vajzë 3-vjeçare.

