Kampioni i botës ndërpritet nga bashkëshortja e zhveshur gjatë komunikimit live

Kampioni i botës ndërpritet nga bashkëshortja e zhveshur
Andreas Brehme, autori i golit të finales së Kupës së Botës 1990 me Gjermaninë, është bërë protagonist i një episodi të pakëndshëm.

Gjatë një komunikimi virtual në një platformë virtuale me fansat e tij, bashkëshortja  Susanna Schaeder, kaloi pas krahëve të tij e zhveshur duke e vendosur në pozitë delikate 62-vjeçarin që gjthsesi arriti ta kalonte me humor këtë moment.

Ngjarja ndodhi gjatë çasteve kur ai po xhironte një video urimi për një fans. Ai konsiderohet një hero në Gjermani pasi me fanellën e vendit të tij numëron 86 ndeshje.  

Brehme u shpreh me humor se tashmë bota e ka parë bashkëshorten e tij joshëse.