Manchester United “firmos çekun” për sulmuesin e Tottenham, gati marrëveshja

Manchester United i ka ndezur dritën jeshile trajnerit Erik ten Hag për të blerë Harry Kane për rreth 90 milionë euro. Stafi i ngushtë i menaxherit të “Djajve të kuq” ka nisur menjëherë punën për të bindur sulmuesin e Tottenham të pranojë ofertën përpara fundit të sezonit për të evituar edhe konkurrencën e klubeve të tjera të interesuara për transferimin e tij.

Numri 9 i “Gjelave” ishte objektiv kryesor edhe gjatë verës së kaluar në klubin e kuq por Manchester nuk arriti të bindte Tottenham të lirohej nga njeriu që tashmë është edhe rekordmeni i golave në Londrën e bardhë.

“Spurs” kanë kërkuar më shumë se 100 milionë pound për ta lënë të lirë por misionin i United për ta shkëputur mund të bëhet më i lehtë nëse Tottenham nuk siguron zonen Champions League për sezonin e ardhshëm. Kane është gjithashtu edhe në listën e dëshirave të Chelseat dhe Bayern Munchen.