Shqipëria e mbyll pjesën e parë në disavantazh (GOLI)

Pjesa e parë e ndeshjes Poloni-Shqipëri mbyllet 1-0 në favor të skuadrës vendase që e gjeti golin e avantazhit pak minuta nga pushimi i pjesës së parë me autor Swiderski.

Skuadra e Sylvinho-s rezistoi mjaft mirë deri në momentin e golit e madje rrezikoi në disa raste. Më i miri në fushë për kuqëezinjtë gjatë fraksionit të parë ishte Jasir Asani me disa aksione interesante ndërsa Cikalleshi vendosi në vështirësi me një goditje nga jashtë zone portierin Szchezny.