Valentina Fradegrada dhe Kevin-Prince Boateng, çifti shpërthyes (FOTO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 08:38
Ish-mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, aktualisht pjesë e Hertha Berlin dhe bashkëshortja e tij, modelja italiane Valentina Fradegrada e kalojnë gjithë kohën e lirë bashkë dhe për ta vërtetuar këtë, ata dhurojnë një set fotosh të nxehta.

Albumi i tyre i radhës ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale të cilët i kanë “mbytur” me pëlqime.
Mesfushori ganez është i njohur për stilin ekstravagant të jetesës dhe për pasionin që ka për femrat e modës në Itali.

Disa kohë më parë ai u divorcua nga prezantuesja dhe modelja tjetër italiane, Melissa Satta, me të cilën ka sjellë në jetë edhe një djalë.








