Tottenhamit i ka kushtuar 63 milionë euro "divorci" me trajnerët gjatë dekadës së fundit
“Divorci” i Tottenham me Antonio Conten nuk ishte i pari me një menaxher gjatë viteve të fundit, për të cilin pagoi një çmim të lartë.
Por është e vërtetë që Gjelat tashmë kanë humbur shumë nga llogaria e tyre në dekadën e fundit me dëmshpërblimet ndaj teknikëve, të cilat as më shumë e as më pak tani kanë arritur në vlerën e 63 milionë eurove.
Domethënë, aq sa do t'i kushtonte transferimi i një futbollisti të klasit të lartë.
Trajneri italian u shkarkua të dielën (26/3) nga Tottenham, duke arkëtuar një shumë që arrin në 4.5 milionë euro.
Një shumë relativisht e vogël, po të merret parasysh fakti se për procedurën përkatëse në vitin 2018, Maurizio Pochettino ka marrë 14.5 milionë euro, Jose Mourinho 23 milionë euro dhe Nuno Espirito Santo 16 milionë euro të tjera.
Para këtyre të fundit, por edhe Contes, vallen e dëmshpërblimeve të larta e hapi portugezi Andre Villas-Boas, i cili arkëtoi në vitin 2013 shumën prej 5 milionë eurosh.
I vetmi lojtar i pankinës së Tottenhamit që nuk mori dëmshpërblim kur u largua ishte Tim Sherëood, i cili u ul në stolin e gjelave fillimisht si zëvendësues dhe më pas si lojtar i përhershëm për 26 ndeshje në 2013.
