Kings League i Pique çmend Spanjën, 92 mijë tifozë në finale

Ëndrra e Gerard Pique u bë realitet. Ish-kapiteni i Barcelonës finalizoi finalen e Kings League në një stadium të supermbushur.

Në “Camp Nou”, shtatlarti ishte dëshmitar i një kompleksi fantastik me 92 mijë të pranishëm për të ndjekur ndeshjen e fundit të komepticionit që ai e krijoi dhe mori menjëherë famë të madhe që në sezonin e parë.

Kings League i Pique çmend Spanjën, 92 mijë tifozë në

2 milionë të tjerë e ndoqen eventin në platformat e ndryshme streaming, ndërsa sezonin e ardhshëm pritet që ky format 7 kundër 7 të eksportohet edhe jashtë Spanjës ndërsa Neymar ka kërkuar menjëherë që të jetë kapiten i një skuadre.

Objektivat u arritën për ish-numrin 3 që arriti të bashkonte në të njëjtin autobus të gjithë lojtarët e finales, ndërsa presidentët mbërritën në stadium me helikopterë e më pas në makinën e golfit që e drejtoi vetë Pique.

Kings League i Pique çmend Spanjën, 92 mijë tifozë në

Mes të ftuarve të luksit ishin presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, David Villa dhe Sergio Agüero e Iker Casillas por edhe presidentët e 12 skuadrave që morën pjesë. Të pranishëm ishin edhe këngëtarët Tiago Pzk e Lali dhe 4 reperë që sfiduan njëri tjetrin me vargje.

Në këtë mënyrë, Kings League rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm madje tashmë Pique mendon edhe për edicionin e femrave që do të quhet Queens League ndërsa në të ardhmen do të krijohet formati i ngjashëm me Champions League.