Sonte mbrëmja e madhe, Poloni-Shqipëri për hapin e parë të Euro 2024
Sonte në mbrëmje, Shqipëria do të sfidojë Poloninë në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2024 e vlefshme për grupin E ku bëjnë pjesë edhe Çekia, Moldavia dhe Ishujt Faroe.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë me formacioni tashmë të kristalizuar nga Sylvinho 4-3-3 me Cikalleshin, Asanin dhe Uzunin në majën e sulmit të mbështetur nga një mesfushë me 3 dhe mbrojtja me 4.
Në krahun tjetër, Polonia me disa mungesa të rëndësishme dhe e ndikuar nga disfata e parë në Pragë, do të bëjë ndryshime të rëndësishme. Fernando Santos do të rreshtojë një skuadër me skemën 4-4-2 ku ndryshimet më të mëdha prekin mbrojtjen me Davidovic në vend të Kiwior ndërsa Frankowski do të zëvendësojë Matty Cash të dëmtuar.
Linnety dhe Zielinsku do të rreshtohen pas Lewandowski-t që konsiderohet titullar i padiskutueshëm. Përsa i përket stadiumit të Varshavës, parashikohet “sold out” me rreth 60 mijë të pranishëm mes të cilëve do të ketë edhe shumë shqiptarë të nisur nga Tirana por edhe emigrantë të cilët jetojnë në vendet fqinje.
