Ronaldo sërish në shënjestër të fansave por CR7 i mirëpret

 

Në Arabinë Saudite ka shpërthyer prej shumë javësh “Ronaldo-mania”. Pothuajse çdo javë, në kampionatin e vendit nga Lindja e Mesme regjistrohen ngjarje që kanë lidhje ekskluzivisht me talentin nga Madeira, i cili bëhet shënjestër e fansave në fund të ndeshjeve por ky trend është eksportuar edhe jashtë kufijve të Arabisë.

Një fans me fanellën e klubit të Al-Nassr ku Ronaldo militon, zbriti në fushën e lojës në fund të ndeshjes Luksemburg-Portugali duke kërkuar të takohet me sulmuesin.

Ronaldo sërish në shënjestër të fansave por CR7 i

CR7 e mirëpriti fansin edhe pse forcat e ndërhyrjes u treguan të vëmendjshme duke e larguar menjëherë nga fusha e lojës.

Ronaldo sërish në shënjestër të fansave por CR7 i

Një gjë e tillë ndodhi edhe në prag të sfidës Al-Nassr's - Al-Taawoun ku një fans hyri ën fushë madje rrezikoi ta dëmtonte 5 herë fituesin e Topit të Artë.