E mbyll ndeshjen përpara kohe, shikoni reagimin epik të arbitrit (VIDEO)

Arbitri italian Giuseppe Mucera bën një gabim të paprecedentë dhe e korrigjon po në mënyrë të tillë.

E mbyll ndeshjen përpara kohe, shikoni reagimin epik të arbitrit

Gjatë ndeshjes se Serie C, Vicenza-Arzignano Valchiampo ai i ra bilbilit shumë më herët se sa duhej ta bënte një gjë të tillë për fundin e ndeshjes dhe pasi e kuptoi gabimin, riktheu edhe një herë lojën.

E mbyll ndeshjen përpara kohe, shikoni reagimin epik të arbitrit

Gjithçka ndodhi në momentin që miqtë kryesonin 3-2 dhe ishin me një lojtar më pak por në minutat finale, Vicenza po ushtronte presion për golin e barazimit.

Pak më shumë se 60 sekonda nga fundi, arbitri vërshëlleu por u rrethua menjëherë nga lojtarët vendas. Pasi e kuptoi gabimin, ai bëri thirrje që festimet e miqve të ndalonin dhe dha urdhër që të konsumoheshin edhe sekondat e mbetura të takimit por ndeshja gjithsesi mbeti e pandryshuar.