Përplasen makinat në Fushë Krujë, plagoset pasagjerja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2023, 18:37
Një grua mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:50, ku një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
