1 Ha tokë për naftë falas/ Nisin aplikimet për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi

Në skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi një fermer duhet të ketë mbi 1 ha tokë për të përfituar naftë falas nga shteti. Ndryshe nga vitin e kaluar kanë këtë vit qiradhënësit nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo skemë, por vetëm ata që punojnë tokën.

Çdo fermer që ka mbi 1 ha tokë bujqësore mund të përfitojë naftën falas nga skema kombëtare e mbështetjes. 

Ndryshe nga një vit më parë që përfituesit duhet të kishin më shumë se  0.4Ha tokë.

Zëvendës minsitri i Minsitri i Bujqësisë Arjan Jaupllari sqaron ndryshimet e këtij viti. 

"Mbështetja kryesore është nafta e cila ka një fond afërsisht 1.3 mld lekë të paraplanifikuar. Është planifikuar që nga 0.4 Ha që ka qënë vitine  shkuar të bëhet me 1 Ha," tha ai.

Këtë vit nafta falas do ta marrin vetëm ata që marrin tokën me qira, dhe jo  qiradhënësi.

"Përfitojnë ata që marrin tokën me qira. Ata që japin tokën me qira nuk përfitojnë sepse kanë përfituar nga dikush. Kemi një përforcim të dokumentacionit për të shmangur abuzimet me skemën e naftës," tha ai.

13 mijë fermerë kanë aplikuar që në ditën e parë  për skemën kombëtare të mbështetjes në bujqësi, nga të cilët mbi 3500 vetëm për naftën.

Skema mbështetëse ka edhe subvencione për rritësit e kafshëve të imtave, gjedhëve dhe bletëve. 

"Nga kjo skemë përfitojnë fermerët që kanë mbi 100 krerë të imta ose mbi 10 krerë gjedhë gjithmonë të matrikulluara dhe ata që kanë mbi  50 zgjoje bletësh. Masat e përfitimit janë: për çdo dele 1200 lekë, për gjedhë është 10 mijë lekë dhe për çdo zgjua bletësh është 1000 lekë," tha ai.

Aplikimet do të zgjasin deri 11 prill. Në  të gjithë vendin janë 87 mijë fermer me nipt.