Masakra e Lushnjes, apeli i GJKKO lë në fuqi dënimet e përjetshme të Orges Bilbilit e Anterio Karoshit
Vrasja e dy personave dhe plagosja e dy të tjerëve në ngjarjen që njihet si masakra e Lushnjes do tu kushtojë me burg përjetë dy të akuzuarve Orges Bilbili dhe Anterio Karoshi. Apeli i GJKKO la në fuqi dënimet kapitale ndaj tyre për vrasjen e shtetasve Zamir Latifi e Jurgen Hoxha në vitin 2017. Objektiv ka qenë nipi i Aldo Bares i cili u shpëtoi plumbave pasi hyri në një dyqan.
Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Orges Bilbilin e Anterio Kaloshin të akuzuar për masakrën e Lushnjes. Gjykataa e shkallës së dytë pranoi kërkesën e SPAK, për të lënë në fuqi vendimin e dhënë në themel për dy të panehurit.
Avokati mbrojtës i Orges Bilbilit, Detar Hysi u shpreh se me dhënien e këtij vendimi gjykata e apelit ka tejkaluar kompetencat.
Në dhjetor të vitit 2021, prokuroria kërkoi dënimin kapital për shtetasit Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të akuzuar si pjesë e një grupi kriminal përgjegjës për ngjarjen e njohur si “Masakra e Lushnjës”, ku u vranë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu e Bujar Turku.
Akuzat e ngritura ndaj të pandehurve për “vrasje me paramendim për hakmarrje”, “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “grup të strukturuar kriminal” u lanë në fuqi me vendim të gjykatës në janar 2022.
Sipas prokurorisë, grupi kriminal në fjalë ishte krijuar nga Laert Haxhiu me qëllim ekzekutimin e Xhulio Shkurtit, nipit të Aldo Bares, ish-drejtues i “bandës së Lushnjës”.
Personi në fjalë shpëtoi pa u lënduar në atentat pasi pak çaste para se grupi i miqve të tij të qëllohej me breshëri, ishte futur në një dyqan pranë vendit të ngjarjes.
Hetimet e prokurorisë kanë arritur në përfundimin se motivi I atentatit ka qenë hakmarrja për shkak të konflikteve mes familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut, që prej vitit 1998.
