Po punonte në servis dhe e zuri kamioni poshtë, humb jetën 45 vjeçari në Kurbin

Një 45 vjecar ka humbur jetën sot në Kurbin pasi teksa po punonte kamioni e zuri poshtë.

Në një servis automjetesh në fshatin Laç, Kurbin, shtetasi A. M. 45 vjeç, mekanik në këtë servis, duke punuar në një mjet kamion, dyshohet se aksidentalisht kamioni e ka zënë poshtë dhe për pasojë shtetasi A.M, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.