Shqipëria zyrtarizon dhurimin e 1 milionë eurove për të prekurit e tërmetit në Turqi dhe Siri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2023, 18:11
Shqipëria ka zyrtarizuar dhurimin e 1 milionë euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri.
Shuma është dhuruar sot gjatë Konferencës së Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Evropian dhe nga presidenca Suedeze.
“Shqipëria akordoi 1 milionë euro për të mbështetur qytetet e prekura gjatë tërmetit shkatërrimtar në Turqi dhe Siri. Sot gjatë Konferencës së Donatorëve të zhvilluar nga Komisioni Europian dhe nga presidenca Suedeze. Ishim pranë miqve tanë që në momentet e para dhe po japim kontributin tonë edhe për rindërtimin e qyteteve të rrënuara. Të gjithë bashkë mund të lehtësojmë dhimbjen dhe të ndihmojmë në kapërcimin e kësaj situate.”
