Ish-drejtori i doganës së Fierit përplas këmbësoren dhe tenton të largohet, përplaset dhe me një mjet tjetër

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në rrugën Transballkanike në Vlorë.

Gazetari i Ora News Edi Ruçi informon se dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Drejtuesi i mjetit tip Tuareg pak momente përpara se të shkaktonte këtë aksident në rrugën transballkanike ka aksidentuar një grua.

Gruaja ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetesore. Albert Lagji, Ish-drejtori i doganës së Fierit, mësohet se është munduar të largohet me shpejtësi nga vendi ngjarjes ndaj ka shkaktuar aksidentin e dytë.

"Rreth orës 17:40, shtetasi A. L., rreth 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit dhe ka vijuar lëvizjen, në këtë aks rrugor, ku pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.

Shtetasja I. S dhe shtetasi B. C, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. L. u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme," njoftoi policia.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për këtë rast.

Ish-drejtori i doganës së Fierit përplas këmbësoren dhe

Ish-drejtori i doganës së Fierit përplas këmbësoren dhe

Ish-drejtori i doganës së Fierit përplas këmbësoren dhe