Në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në 2015, arrestohet shqiptari ndërsa shëtiste në rrugë

Një 36-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Shqipëria që në 2015 u arrestua nga policia italiane mëngjesin e të dielës për qëllim ekstradimi.

Ai u kap duke ecur pranë Viale della Vittoria në Ankona. Punonjësit e policisë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në komisariat për të gjitha hetimet e nevojshme.

Nga kontrollet rezultoi se i dyshuari ishte në kërkim në Shqipëri pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar në 2015 për një sherr me armë. 36-vjeçari u dënua me 2 vite burg.

Tani ai do të duhet të vuajë dënimin e mbetur prej një viti e shtatë muaj.

Shqiptari ndodhet aktualisht në burgun Montacuto në dispozicion të organeve të drejtësisë.