Ndërhyrja e "buzës së lepurit"/ Në Spitalin Amerikan 1 kjo patologji e lindur zgjidhet me një ndërhyrje të vetme

Buza e lepurit, një deformim që krijohet gjatë zhvillimit embrional, e që shfaqet në lindjen e fëmijës me çarje të buzës së sipërme, e cila mund të shtrihet në të gjithë qiellzën dhe në pjesën e hundës mund të zgjidhet me një ndërhyrje të vetme. Në spitalin Amerikan 1, një ekip mjekësh shqiptarë e të huaj prej vitesh bashkëpunojnë për të trajtuar këto patologjitë të lindura të fëmijëve. Ata shpjegojnë se është shumë e rëndësishme që këto ndërhyrje të bëhen në 6 muajt e parë të jetës së fëmijës, pasi problemet funksionale, të folurit dhe estetike me kalimin e kohës bëhen më të vështira për t`u korrigjuar.

Kirurgjia në muajt e parë të jetës është thelbësore në trajtimin me sukses të qiellzës së hapur dhe të "Buzës së lepurit", dy ndër defektet e lindura tek fëmijët.

Por për fat të keq kirurgu plastik Dr. Gianluca Gatti  ekspert i korrigjimit të këtyre deformimeve thotë se nuk janë të rralla rastet e fëmijëve që paraqiten vonë tek mjeku.

I ardhur sërish pranë spitalit Amerikan 1 për të trajtuar disa raste tek fëmijët e mitur, mjeku italian thekson se përveç problemeve funksionale, estetike dhe psikologjike, vonesa në ndërhyrje i bën të domosdoshme terapitë e të folurit duke rritur kostot e trajtimit.

"Kemi kryer disa ndërhyrje tëk fëmijët me qiellzën plotësisht dhe pjesërisht të hapur. Disa prej tyre janë 11-12 vjeç dhe kanë probleme me të folurit dhe kjo duhet evituar ndaj të sensibilizojmë që nëse lindin me këtë lloj patologjie operacioni të bëhet në kohën e duhur," tha ai.

Në Europë 1 në 600-650 fëmijë lind me këtë defekt kongenital që mund të shkaktojë gjithashtu probleme që lidhen me infeksionin bronkopleumonare dhe të veshit të mesëm.

"Kur fëmija të ketë mbushur 1 vjeç duhet ti ketë përfunduar të gjitha kirurgjitë e qiellzës apo buzës," tha ai.

Doktor Gianluca Gatti vjen nga qendra e Pizës e cila kryen mbi 300 operacione të tilla në vit dhe sëbashku me Dr.Agën dhe ekipin e salllës në Spitalin Amerikan 1 prej vitesh trajtojnë me sukses këto defekte në një ndërhyrje të vetme.