PD-ja e përçarë, Burimi: Faji i drejtësisë, gjyqi u la qëllimisht më 3 mars për ta penguar për zgjedhje

Gazetari dhe analisti Genc Burimi në një intervistë për RTV Ora u shpreh se përgjegjësia për situatën ku ndodhet PD-ja sot është e drejtësisë që qëllimisht e la datën e gjyqit më 3 mars, vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

Kjo sipas tij është bërë për ti prishur opozitës planin për tu paraqitur në zgjedhje.

Genc Burimi: Përgjegjësia është e hershme. Është e sistemit të drejtësisë që e la këtë situatë të kalbej prej më shumë se një viti. Të gjithë e dinin se kur do të mbaheshin zgjedhjet. Drejtësia të lëri datën e gjyqit me 3 mars, pak muaj para zgjedhjeve çfarë priste ndryshe kjo drejtësi. Gjithçka është bërë që ti prishej plani opozitës të paraqitej në zgjedhje.

Kujt i përket PD-ja?

Genc Burimi: Me aq sa shohim ne prej më shumë se një viti, kjo PD i përket Berishës pa pikën e dyshimit. Nëse vërtet është bërë një letërdorëqje nga Basha para një viti, a është normale në një parti politike që prej një viti ai që ka trashëguar postin e kryetarit në letër, në këtë rast Alibeaj, se paska vënë ujin në zjarr që mandatin që ja paska lënë amanet kryetari para tij, të shkojë ta konfirmojë përpara bazës. Se ka bërë këtë gjë, pasi nuk ka bazë.

Qëndrimin e Alibeajt përtë luftuar fort për të marrë PD-në, Burimi e sheh si të pështirë pasi po çon partinë drejt një situatë aspak të mirë.

Genc Burimi: Më vjen pështirë ta çosh partinë deri në këtë derexhe. Mendoj që do të hanë një "grusht" në 14 maj, nëse shkojnë në 14 maj në zgjedhje.