Meta në Durrës: 9 mln eurot e Durrësit shkojnë për offshorin, kryeministri hap thesin me premtime para zgjedhjeve
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ishte sot në një takim me strukturat e PL-së në Durrës.
Meta u shpreh se në 11 vite ka patur vetëm gënjeshtra dhe premtime ndërsa pak para zgjedhjeve kryeministri ka hapur thesin me premtime.
“11 vjet vetëm gënjeshtra dhe premtime, hap thesin e premtime para zgjedhjeve. Ai ka një tmerr të madh në zgjedhjet që po vinë se e mësuan keq, ata më parë, ia falën pushtetin vendor.
Ndaj tani të gjithë në 14 maj drejt kutive. Rilindja edhe të vetmin port kërkon t’ja zhbëjë Durrësit. Si të mos kemi ne në Durrës ivenstime të huaja? A ka vend më të favorshëm se sa Durrësi? Të gjithë të ndëshkojmë këtë shpërfillje që ka pasur Rilindja ndaj Durrësit dhe të gjithë të votojnë Igli Carën.
T’i japim mundësinë që çdo taksë të shkojë në interesin tuaj. Jo të shkojë për xhepat re tyre. Durrësi është një qytet i kulturës dhe ka nevojë për ambiente sociale. Zëri i të rinjve dhe të rejave të Durrësit do të mbizotërojë në këtë Këshill.
Të rinjtë nuk duhet të ndihen të përjashtuar dhe të largohen nga vendi i tyre. Ne e kemi buxhetin 2 herë më të madh se buxheti i Kosovës, por gjendja tek ne është me problematike sepse 9 mln eurot e Durrësit dhe durrsakëve shkojnë për offshorin. Nga atje kontaminohen dhe vijnë këtu në Ishëm”, tha ai.
Meta foli për disa nga problematikat me të cilat përballet ky qytet që nga përmbytjet dhe mungesa e investimeve në kanalizime e infrastrukturë, ngrohja në shkolla deri tek parqet e ambjentet për fëmijë e të rinj.
Meta u shpreh se Durrësi për ta është një prioritet shumë i rëndësishëm teksa ftoi të pranishmit të votonin Igli Carën.
Ilir Meta: Ku janë parqet, lulishtet, hapsirat e gjelbra? Erdhi momenti ta ndëshkojmë Rilindjen me votën tonë. Prandaj janë historike këto zgjedhje. E patën 4 vjet asgjë s'bënë. Ka ardhur ndonjë tju pyesi kë prioritet keni, çfarë doni t'ju bëjmë të parën? Votën e marrin ata dhe nuk japin as llogari, as nuk pyesin e dëgjojnë.
Ne kemi Durrësin prioritet shumë të rëndësishëm sepse është një qëndër strategjike. Rilindja një port që ka do t'ja shpërbëjë Durrësit.
Kemi një ligj për investimet publike dhe duhet të vijë të pyesi komunitetin se çfarë mendimi ka për këtë projekt. Kush ju pyeti për atë aktin skandaloz për portin e Durrësit.
