Meta në krah të Ledina Aliollit: Në 14 Maj triumfon qytetaria dhe zëri i pedagogëve e i intelektualëve të Korçës

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa uron për një fitore të kandidates së opozitës së bashkuar e dalë nga procesi i primareve në PD, Ledina Alolli, shprehet se PL-ja mbështet mbi të gjitha fuqishëm ndryshimin.

“Urimet më të përzemërta për Kryebashkiaken e ardhshme të Korçës, znj.Ledina Alolli!

Partia e Lirisë mbështet fuqimisht Ndryshimin dhe ai po vjen sepse profesionalizmi, integriteti dhe qytetaria e znj. Alolli janë garanci e padiskutueshme për një Bashki në shërbim të qytetarëve.

Falenderime për drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e tyre të bashkëpunimit dhe besimit të plotë në fitore.

Në 14 Maj triumfon qytetaria korçare dhe zëri i pedagogëve dhe intelektualëve të Korçës do të jetë më i fortë se asnjëherë në Këshillin e ri të Bashkisë!”, shprehet kreu i PL-së Ilir Meta.