Meta: Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë PL-në në këshillat bashkiakë

Përmes një postimi në Facebook, kreu i Partisë së Lirisë, ilir Meta shkruan se të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë PL-në në Këshillat Bashkiakë.

Sipas tij, emrat e propozuar nga Partia e Lirisë do të jenë zërat më të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin.

Meta: Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin. Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge që do t'i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç'dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve.