"Zgjedhje për ekzistencën e kombit", Balliu: Mos rrini indiferent ndaj shpopullimit, forconi qeverinë të vjedhë më shumë

Deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi sot zgjedhjet e 14 majit nuk janë më çështje partish por bëhet fjalë për ekzistencën e një kombi që po përballet me largime masive.

Balliu u bëri thirrje qytetarëve që pavarësisht bindjeve politike të mos tregohen indiferent ndaj faktorëve që po detyrojnë të rinjtë të largohen sepse është pikërisht indiferentizmi që prodhon korrupsionin e qeverisë.

"Këto zgjedhje nuk janë më çështje partish. Këtu bëhet fjalë për ekzistencën e shtetit. Kur 35% e popullatës largohet, ai komb shkon drejt zhdukjes, kur rinia ikën ai komb nuk ekziston më. Askush nuk mund të rrijë indiferent. Indiferentizmi prodhon korrupsionin e qeverisë.

Duke qëndruar indiferent qeveria ndihet e fortë dhe vazhdon e vjedh. Është e domosdoshme reagimi i çdo qytetari, i majtë dhe i djathtë. Sepse këtu nuk bëhet më fjalë për çështje partish.

Nuk mundet të lejohet që të rrimë duke parë se si dikush shkatërron shtetin, familjen, të ardhmen tënde," tha ai.