"Masakra do të ndalet!" Këlliçi: 1.2 mld lekë për sterilizimin e qenve endacakë?! Bashkia i ka vrarë dhe helmuar masivisht

"Masakra do të ndalet!" Këlliçi: 1.2 mld lekë

Kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ishte sot në një takim me aktivistë e mbrojtës të kafshëve për të diskutuar mbi një nga problematikat më delikate me të cilat haset qyteti, atë të qenve endacakë.

"Një bisedë me dashamirësit e katërputroshëve, të cilët parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre për zgjidhjen e çështjes së kafshëve endacake në Tiranë.

Bashkia pretendon se ka shpenzuar rreth 1.2 miliardë lekë në vitet 2016-2019 për sterilizimin e qenve të rrugës. Këto ishin prokurime fiktive, sepse në fakt bashkia aplikon vrasjen, helmimin masiv dhe jo sterilizimin.

Shpenzimi për sterilizimin e një qeni është faturuar abuzivisht deri 8 herë më lart se çmimi i përllogaritur.

Me laps e letër do i shënohen të gjitha në dosjen e plotë!
Masakra do të ndalet! Mënyra si sillemi me kafshët tregon kulturën dhe ndjeshmërinë tonë. Jemi njerëz dhe duhet të respektojmë çdo qenie të gjallë!"