Të promovohen modelet e grave, Çepani: Bashkëpunimi përtej ndasive, mundësi për barazi
Gratë nga profesione te ndryshme u mblodhën për të festuar 15-vjetorin e rrjetit “Barazi në Vendimmarrje”. Kordinatorja kombëtare e Rrjetit, Edlira Çepani u shpreh se duhet promovuar sa më shumë modelet e grave të mira për të qenë një zë i fuqishëm për barazinë gjinore në Shqipëri.
Në 15-vjetorin e rrjetit të "Barazisë Gjinore", gra dhe vajza të të gjitha profesioneve u bënë bashkë për të promovuar dhe për tu njohur nga afër njëra-tjetrën.


Kordinatorja kombëtare e Rrjetit, Edlira Çepani. u shpreh se duhet promovuar sa më shumë modelet e mira.
"Kemi disa vite që kemi nisur nismën gra që frymëzojnë. Kemi menduar që çdo vit ti promovojmë ato jo vetëm përmes rrjeteve sociale por përmes ekspozitave të ndryshme, takimeve të tilla."
Në këtë event u fol për suksesin ne mbrojtjen e kauzave si dhe u ndanë histori të grave dhe vajzave që sot kanë një eksperiencë dhe model në fushat e tyre, duke motivuar çdo grua dhe vajzë.

Sipas Çepanit, forca e këtij rrjeti qëndron te bashkëpunimi përtej ndasive politike për të qenë një zë i fuqishëm për barazinë gjinore në Shqipëri.


