Meraj: Komuniteti egjyptian i diskriminuar vetëm nga ngjyra, jemi pa mbështetjen e shtetit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 20:41
Agron Meraj, kryetar i Shoqatës Egjyptiane "Drita e Shqipërisë" i ftuar në emisionin "Epiqendër" me gazetaren e Ora News, Sonila Musai, kërkoi mbështetje nga shteti pasi sipas tij ky komunitet janë lënë jashtë vëmendjes.
Meraj u shpreh se shteti dhe qeveria nuk merren me komunitetin egjyptian.
"Kemi parashtruar në qeveri kërkesa e ankesa dhe nuk na është dëgjuar zëri jonë. Ne jemi të diskriminuar dhe për të kërkuar punë nuk na marrin në punë vetëm nga ngjyra, dhe në shëndetësi nuk kemi shërbim të barabartë".

