Alfred Cako: Bankierët e huaj këtu më kanë thënë se shqiptarët mund të vjedhësh shumë kollaj
Borxhi publik, rreziqet prej tij – ishte tema e emisionit "Jashtë Matriksit" nga Alfred Cako më 9 Mars 2023 në RTV Ora.
Cako: Borxhi është rritur me 30% në vitet e fundit. Sot PBB-ja është rreth 13,5 miliardë euro. sigurisht që kjo është ekonomia e bardhë se ka edhe ekonomi gri dhe të zezë.
Shumë njerëz ngelën pa shtëpi dhe pa punë dhe qeveria mori borxh. Më pas erdhi plandemia ku institucionet financiare, hodhën shumë valutë duk ia dhënë qeverive.
Thuhet se borxhi publik në vend është rreth 80%, por ka një borxh të fshehtë sepse ka vendime të gjykata kundër vendit tonë, duke e rritur borxhin.
Para 2 vitesh qeveria hodhi në treg edhe një hua ndërkombëtar duke marrë 400 milionë euro, por qeveria dha shumë pak para për bizneset.
Bankierët e huaj që janë këtu më kanë thënë se shqiptarët që bën më pak llogari dhe që mund të vjedhësh shumë kollaj përmes bankave.