Halilaj: Emancipimi i gruas fillon nga shkollimi dhe jo nga Instagrami

Pedagogia Helena Halilaj e ftuar në emisionin "Epiqendër" me gazetaren e Ora News Sonila Musai kërkoi mbështetje nga politika sa i përket grave të dhunuara.

Ajo theksoi se gratë duhet ta ngenë zërin për të drejtat e tyre dhe të mos e lejojnë që lirinë e tyre ta përdorin të tjerët.

Ndër të tjera Halilaj, u shpreh se me rëndësi është që shoqëria jonë të prodhojë modele të shëndetshme të grave dhe vajzave.

"Gratë duhet të emancipohen duke u shkolluar e jo ta lidhin jetën me Instagramin".