Vatnikaj: Të mbështeten ekonomikisht gratë e dhunuara
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Mars 2023, 20:33
Sidorela Vatnikaj e ftuar në emisionin "Epiqendër" me gazetaren e Ora News Sonila Musai kërkoi mbështetje nga politika sa i përket grave të dhunuara.
Vatnikaj: Për mua problematika tek pabarazia gjinore fillon me pabarazi ekonomike. Ne flasim për dhunë fizike por dhuna me bazë gjinore nuk është vetëm fizike, është dhunë emocionale është dhunë ekonomike, është dhunë seksuale. Ajo që shoh unë çdo ditë është që në fakt dhuna është kaq e përhapur, kaq e normalizuar, sa tanimë ndonjëherë nuk perceptohen si dhunë. Për mua duhet bërë dhe më shumë, pasi situata është alarmante, duhet të punohet më shumë me terrenin. Duhet mbështetje ekonomike për gratë që janë të dhunuara.
