Viktima dhe të plagosur rëndë në derbin më të rëndësishëm të Brazilit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 16:34
1 i vdekur, 8 të plagosur, 2 nga të cilët janë shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Ky është bilanci i përleshjeve të regjistruara në stadiumin “Maracana” mes tifozëve të Flamengos dhe Vasco da Gama. Sipas policisë, përplasjet janë regjistruar në rrethinat e stadiumit gjigand të Rio de Janeiro-s.
Tifozi i identifikuar si Bruno Macedo dos Santos u ekzekutua në dalje të “Maracana”, ndersa të plagosurit janë shtruar ne spital ku po kurohen për shkak të plagëve nga armët e zjarrit.
Flamengo-Vasco da Gama konsiderohet si një nga ndeshjet më të zjarrta të futbollit brazilian pasi bëhet fjalë për klubet me numrin më të madh të tifozëve në vendin e Amerikës së Jugut.
