Dëmtimi “horror” i Ibanez që i kushtoi 6 qepje dhe…3 pikë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 19:23
Tre pikë të rëndësishmë ne optikën Champions League. Roma mundi Juventusin në një ndeshje shumë të luftuar në “Olimpico” ku e gjithë skuadra verdhekuqe sakrifikoi shumë për të arritur te fitorja 1-0.
Mbrojtësi Ibanez, publikon në rrjetet sociale dëmtimin horror që i kushtoi 6 qepje në këmbë. “3 pikë + 6 = 9” ,shkruan Ibanez me humor në Instagram ku publikon edhe foton e këmbës së qepur.
Lojtari i repartit të tërhequr të skuadrës së Mourinhos u dëmtua pas një përplasjeje fizike me Fagiolin duke u detyruar të linte fushën e lojës përpara fundit të ndeshjes.
