Prokuroria denoncon Barcelonën për korrupsion ndaj gjyqtarëve
Prokuroria ka vendosur të denoncojë Barcelonën për korrupsion edhe pse federata e mbylli çështjen e pagesave ndaj zv-presidentit të shoqatës së arbitrave, José María Enríquez Negreira.
Sipas gazetës “El Pais”, denoncimi është kundër klubit dhe ish-presidentit Josep Maria Bartomeu. Sipas akuzës, rreth 7 milionë euro i janë paguar ish-arbitrit, një nga njerëzit më të rëndësishëm të “xheketave të zeza”, i cili mendohet se ka ndikuar në influencimin e shumë ndeshjeve të La Liga-s.
Bëhet fjalë për vitet 2011-2018 ku përfshihen edhe presidentët Rosell e Gaspart. Mashtrimi në fushën sportive është një nga akuzat e tjera në adresë të katalanasve, ndërsa ishte Bartomeu ai që i dha fund praktikës së pagesës ndaj Negreira-s edhe pse klubi e justifikoi këtë gjë me faktin se kërkonte konsultë nga një emër me peshë në fushën e arbitrimit.
