Ky është “Messi” koreano-jugor. Shikoni golin spektakolar (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Mars 2023, 08:35
Çdo vend ka “Lionel Messin” e tij por Koreja e Jugut duket se po rrit atë që i përngjan më shumë në lëvizje dhe talent yllit argjentinas.
Në ndeshjen e Kupës së Azisë U-20 mes Koresë së Jugut e Jordanisë, Kang Seong-Jin shënoi një gol në minutën e 70 që mund të kandidojë edhe për çmimin Puskas, i ngjashëm me atë që Messi shënoi shumë vite më parë në La Liga ndaj Getafes.
Shikojeni;
