Bylykbashi: Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me leje të pushtetit apo gjykatave të tij

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi deklaron se Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me leje të pushtetit apo gjykatave të tij.

"Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha i kërkoi sot zyrtarisht KQZ-së regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Me mandatin e dhënë nga Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, Kuvend që gjykata e kapur nga Rama nuk guxoi ta shfuqizojë por vetëm vonoi konfirmimin formal, Këshilli Kombëtar miratoi me unanimitet hyrjen e PD në zgjedhje.

Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me leje të pushtetit apo gjykatave të tij", shprehet Bylykbashi.

Bylykbashi: Partitë as krijohen dhe as garojnë në zgjedhje me