"10 vjet premtime për shëndetësinë", Dasho: Pa financim modern nuk mund të ketë autonomi
Eksperti i shëndetit publik në Gjermani Erjon Dasho në një intervistë për Ora News me gazetaren Siklajda Shorja foli lidhur me reformën në sistemin e dretjësisë.
Dasho tha se "Kanë kaluar 10 vjet nga premtimet shëndetësore në fushatën e PS dhe akoma përmendet autonomia".
Sipas tij "Në këto 10 vjet fatkeqësisht nuk është punuar për të garantar kushtet e autonomisë".
Erjon Dasho: Kanë kaluar 10 vjet nga premtimet shëndetësore në fushatën e PS dhe akoma përmendet autonomia. Në këto 10 vjet fatkeqësisht nuk është punuar për të garantar kushtet e autonomisë. Flitet shumë në Shqipëri dhe për financimin sipas performancës dhe për pagësën e mjekëve sipas performancës mirëpo këto nuk mund të garantohen në mënyrë artificiale. Këto kërkojnë që të bëhet një punë paraprake për të ravijëzuar mekanizmat e pagesës që bota i ka grupuar sipas grupeve të diagnozës. Nuk shikoj që në Shqipëri të jetë bërë përparim në këtë aspekt. Nëse nuk kemi financim modern e bashkëkohor nuk mund të ketë autonomi.
