"Ndarje definitive me grupimin e Alibeajt", Kasmi: Basha ka mbi një vit që nuk bën 1 deklaratë kundër qeverisë
Bledi Kasmi, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së në një intervistë për Ora News me gazetaren Anila Zyberaj foli lidhur me gjendjen aktuale të PD.
Kasmi thotë se nuk ekiston "grupimi elektoral i Alibeajt" dhe se është bërë e qartë "një ndarje definitive me Alibeajn dhe Bashën dy individ që tashmë janë në shërbim të regjimit".
A ekziston mundësia për një bashkim mes dy grupimeve të PD-së?
Bledi Kasmi: Nuk ekziston asnjë lloj grupimi elektoral i Alibeajt. Ai është inekzistent. Sa i përket qëndrimit që demokratët do të mbajnë është bërë e qartë një ndarje definitive me Alibeajn dhe Bashën dy individ që tashmë janë në shërbim të regjimit, janë kapur janë pengje. Është një ndarje definitive me ta. Kjo është vendosur sot në Këshillin Kombëtar. Sa i përket bashkëpunimit me pjesën tjetër të demokratëve, nëse ka ende demokrat që vijojnë të jenë të gënjyer me Alibeaj dhe Bashën, PD është gjithmonë e gatshme dhe e hapur për ti mirpritur në radhët e tyre e për të bashkëpunuar.
Pse i cilësoni pengje?
Bledi Kasmi: Pengje sepse ato nuk i shërbejnë në asnjë rast opozitarizmit. Nuk i kanë shërbyer në asnjë rast opozitës, janë bërë pjesë e kauzës së qeverisë. Basha ka një vit e gjysmë që ka dhënë dorëheqjen dhe në këto një vit e gjysmë ai nuk ka dhënë qoftë dhe një deklaratë të vetme në parlamentin ku ka qeverisur
